‘Urime ditëlindjen Zlatanit’ – Ibrahimovic ia dhuron vetes një Ferrari

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ikona e futbollit, Zlatan Ibrahimovic, sot (3 tetor) i ka mbushur 40 vjet dhe në mëngjes ka festuar me ekipin e tij.

Skuadra ku luan, Milan, i kishte organizuar një festë speciale, me një tortë të madhe dhe me një verë të vjetër aq sa mosha e tij.

Ndërkaq, Ibra ka vazhduar me stilin e tij të veçantë në media dhe në rrjete sociale, me një veprim që ka tërhequr vëmendje.

Ibrahimovic e ka publikuar fotografinë e veturës së re në rrjetet sociale me përshkrimin: “Urime ditëlindjen Zlatanit”.

Dicka të ngjashme, ai kishte bërë në vitin 2019, para se t’i bashkohej Milanit, kur kishte blerë një Ferrari Monza SP2 në vlerë prej dy milionë eurosh për ditëlindjen e 38-të.


You may also like