Urgjenca spitalore, jashtë shërbimi/ Pas zjarrit ende nuk janë futur në funksion shërbimet jetike mjekësore

by admin
Spread the love

Kur po mbushen afro dy javë që nga shkëndija elektrike që ndodhi në një dhomë teknike në spitalin qendror në QSUT asgjë nuk ka ndryshuar.

Urgjencat janë shpërndarë në dy spitalet ai Shefqet Ndroqi dhe në spitalin e Traumës.

Pranohen vetëm ato të cilët arrijnë si rast urgjent dhe nuk u premton koha që të  transferohen në dy spitalet e tjera. Por ka ende qytetarë që nuk e kanë e mësuar që urgjenca e Spitalit Qendror nuk funksionon.

Ndërkohë që në shërbimet e tjera që janë vendosur në spitalin qendror përveç pacientëve që kanë qenë të shtruar pranohet të shtrohen edhe ata të cilët vijnë me rekomandim nga spital të tjera të vendit apo që e kanë të domosdoshëm trajtimin në një spital të nivelit terciar.

Në spitalin qëndror funksionon  ¼ e tij. Përveç shërbimit të urgjencës, hemodinamikës, pra ku bëhën koronarografi apo në katin ku ndodhi shkëndija ku janë të instaluar rezonanca magnetike, nuk funksionojnë.

Burime nga QSUT thonë se ky shërbim ofrohet nga rezonanca të tjera që ndodhen po në ambientet e QSUT-së.

Ndërsa të gjithë shërbimet e tjera që janë vendosur në katet e mësipërme duke nisur nga dy kardiologjitë në dy katet e para mjekësia interne, nefrologjia dhe endokrinologjia, Gastro hepatologjia dhe hematologjika, pacientë të shtruar dhe shtrojnë të tjerë, por më pak se sa kur funksiononte urgjenca e këtij spitali ku numri i tyre ishte shumë më i lartë sikundër dëshmohet në këto foto e video amatore.

Asnjë përgjegjës për zjarrin, një grup pune nga Ministria e Shëndetësisë po vlerëson dëmin:

Por çfarë ka ndodhur dhe po ndodh me shkakun e shkaktarët këtij incidenti në një spital të sapo ndërtuar? Dy javë pas incidentit ende nuk është mësuar sa është vlera e dëmit të shkaktuar?

Kush do të paguajë këtë dëm dhe kur do të fillojë zëvendësimi i kabllove të dëmtuara në mënyrë që Jo vetëm urgjenca pori i gjithë spitali i ri t’i kthehet normalitetit.

Ajo çfarë Top Channel ka mësuar paraprakisht është se shkëndija ka ndodhur në katin minus 2, në një dhomë teknike ku ishin vendosur disa bateri të aparaturave, angiografive të cilat ishin ekzistuese.

Njëra prej baterive të cilat kanë përmbajtje xheli ka rrjedhur, ç’ka çoi në një tymnajë të madhe e cila u përhap shpejt duke bërë që atë ditë zhvendoseshin edhe pacientët.

Deri më sot vetë QSUT ka larë e pastruar të gjithë ambientet. Por vetëm kaq, pasi procedura duket e komplikuar.

Spitali i ri është ndërtuar nga një kompani ndërtimi dhe i mbylli punimet në fund të dhjetorit të vitit 2023.

Zhvendosja e aparaturave angiografëve, pra aparaturat që bëjnë koronarografi  nga spitali i vjetër në të riun është bërë nga një tjetër kompani që merret me mirëmbajtjen e pajisjeve në QSUT.

Ndërsa për lidhjen e tyre me sistemet e reja të spitalit, kompania e ndërtimit ka nënkontraktuar një tjetër firmë që ka bërë lidhjen e baterive me aparaturat.

Mësohet se spitali është marrë në dorëzim me pjesë. Pas përfundimit të ndërtimit është bërë kolaudimi i tij dhe ka përfunduar në 13 mars të 2023.

Ç’ka do të thotë që nga ky moment ka hyrë në garanci  e cila përfundon në 13 mars 2024. Sot pas dy javësh ende nuk dihet kush mban përgjegjësi për këtë që ka ndodhur dhe kush do të paguajë. Top Channel ka mësuar se një grup pune nga Ministria e Shëndetësisë  dhe ekspertët ndërkombëtarë janë duke bërë gati vlerën e dëmit e cila me gjasë i kalon kompanisë së ndërtimit.

Por nëse ajo e kundërshton atëherë Ministria e Shëndetësisë duhet të hap proces gjyqësor dhe menjëherë të kërkohet të vihet në zbatim fondi i kontigjencës për riparimin e dëmit.

Gjë e cila kërkon kohë për kryerjen e proceduarve dhe të tjera prokurime. Spitali qëndror një investim afro 17 milion euro është ingurauar 22 mars të vitit 2023 pra ende nuk është mbushur një vit nga funksionimi i tij.


Top Channel

You may also like