Uran Ismaili prezanton projektin për Qendrën Digjitale “Tulla HUB”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga PDK-ja Uran Ismaili ka prezantuar projektin për ndërtimin e Qendrës Digjitale në Prishtinë “Tulla HUB”, raporton Ekonomia Online.

Ismaili ka thënë
se në këtë Qendër e kanë ideuar krijimin e një hapësire të përbashkët pune,
kreativiteti e inovacioni për të gjithë pa dallim.

“E kemi qujtë TULLA Hub; TULLA – si simbolikë e Tulltores së vjetër, si dhe Hub për shkak se do të ndërlidhë komunitetin, ekspertizën dhe potencialin. Kjo sipërfaqe prej 4 hektarësh do të shndërrohet në një hapësirë shumë-funksionale dhe kreative për t’i mbështetë dhe stimulu ndërmarrësit e rinj”, ka thënë Ismaili.

“Me TULLA Hub, në zonën qendër të Prishtinës, secili qytetar dhe turist do të ketë mundësi dhe hapësirë për të ndërtu bashkëpunime të reja, të cilat edhe rrisin potencialin e të rinjve tanë. Ky projekt do të ketë edhe impakt ekonomik sepse do të gjenerojë vende të reja të punës”. 

“Përveç aspektit qendror digjital, TULLA Hub do të reflektojë edhe vizionin tim të përgjithshëm për Prishtinën e gjelbër dhe destinacion”, ka shtuar ai.

Krejt ky vizion sipas Ismailit do të mund të realizohet deri në vitin 2024.

Lexoni fjalimin e plotë:

Përshëndetje të gjithëve, 

Në emër të
ekipit këtu me mu sot, ju falenderoj për vëmendjen dhe prezencën në këtë
lokacion të rëndësishëm për planin tonë për Prishtinën digjitale. 

Për me prezantu
projektin tonë sot, janë me mu edhe katër asambleistë të “Prishtina na Bashkon”:
Besfort Ahmeti, Ilir Misini, Rina Kajtazi, Genc Vitaku dhe Laura Bilalli.

Për shkak që
është epiqendër e shkollimit universitar dhe e kompanive kryesore digjitale,
Prishtina absorbon potencialin më të madh për inovacion. 

Krahas
projekteve, si: 

  • përfundimi i digjitalizimit të proceseve arsimore brenda “trekendëshit mësues-nxënës-prind”; 
  • realizimi i kartelës së qytetarit për shfrytëzim digjital të të gjitha shërbimeve të komunës; 
  • centralizimi i të gjitha platformave ekzistuese dhe atyre të rejave në një adresë të vetme për qytetarin e Prishtinës; 
  • subvencionimi i qerave të kompanive eksportuese të TIK-ut dhe mbështetjeve tjera, ne do të promovojmë edhe potencialin e Prishtinës për ta bërë kryeqendër të teknologjisë dhe kreativitetit në rajon. 

Jemi në
hapësirat e Tulltores së vjetër për të shpalosë më në detaje idenë tonë tashmë
të njohur: TULLA Hub. 

Në konsultim të
afërt me shumë pjesëmarrës aktivë të komunitetit të teknologjisë informative,
si dhe atij kreativ në Prishtinë, dhe me kolegët e mi kandidatë për asamble, e
kemi ideu krijimin e një hapësire të përbashkët pune, kreativiteti e inovacioni
për të gjithë pa dallim.

E kemi qujtë
TULLA Hub; TULLA – si simbolikë e Tulltores së vjetër, si dhe Hub
për shkak se do të ndërlidhë komunitetin, ekspertizën dhe potencialin. Kjo
sipërfaqe prej 4 hektarësh do të shndërrohet në një hapësirë shumë-funksionale
dhe kreative për t’i mbështetë dhe stimulu ndërmarrësit e rinj.

Përveç aspektit
qendror digjital, TULLA Hub do të reflektojë edhe vizionin tim të përgjithshëm
për Prishtinën e gjelbër dhe destinacion. 

Përveç Objektit
të Administratës, Objektit Sportiv e Kulturor TULLA Hub do të ketë edhe një
shteg për vrapim dhe biçikleta në gjatësi prej 700 metrave. 

Do të ketë edhe
garazha, vend për çlodhje, hapësira për ulje dhe kopsht botanik. Do të ketë
teatrin e hapur, skateparkun, restaurante dhe taverna, si dhe për sportistët do
të ketë edhe fusha basketi e tenisi. 

Arkitektura e
saj do të jetë e dizajnuar për të ardhmen, por me konsideratë për të kaluarën.
Do të ketë edhe një muze me artefakte të tymtarëve si simbole historike. 

Në thelb, ky
projekt synon që një gjigant të dikurshëm, tashmë jofunksional, t’ia vë në
sherbim të ardhmes së qytetit.

Përveç këtyre,
TULLA Hub do të jetë një urë lidhëse mes disa lagjeve të qytetit, në të cilat
përgjatë viteve nuk është investuar mjaftueshëm. 

TULLA Hub
zgjeron qendrën e Prishtinës dhe iu jep mundësi lagjeve përreth, si Kodra e
Trimave, Xhamia e Llapit, Tophanja dhe Arbëria, që të përfitojnë nga investimet
publike, moderne dhe të së ardhmes. Në mungesë të investimeve publike, është
kriju pabarazi mes lagjeve të qytetit. Kështu, TULLA Hub do të jetë një
hapësirë që ulë pabarazinë mes lagjeve dhe që banorëve iu jep një simbol për
t’u krenuar. 

Ky projekt shkon
përtej ndërtesës si fasadë. Prekë mentorimin, praktikën profesionale, ideimin e
inkubimin, në një anë, si dhe organizimin, inspirimin kreativ dhe stimulimin e
mendimit kritik në anën tjetër. 

Me TULLA Hub, në
zonën qendër të Prishtinës, secili qytetar dhe turist do të ketë mundësi dhe
hapësirë për të ndërtu bashkëpunime të reja, të cilat edhe rrisin potencialin e
të rinjve tanë. Ky projekt do të ketë edhe impakt ekonomik sepse do të
gjenerojë vende të reja të punës. 

Krejt ky vizion
do te mund te realizohet deri ne vitin 2024.

You may also like