Uran Bislimi shënon dhe asiston, trim i fitores së Luganos

by admin
Spread the love

Lugano ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 3:2 ndaj St.Gallenit.

Bislimi ka shënuar në minutëne 80-të dhe ka asistuar në minutën e 47-të për golin e dytë. 

Portieri Amir Shaipi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 45+2. 

Në stadiumin në St. Gallen ish të pranishëm 16790 shikues. 

Bastien Toma është paraqitur titullar për St. Gallenin dhe për Luganon Amir Shaipi, Kreshnik Hajrizi, Albian Hajdari; Uran Bislimi.

Toma është zëvendësuar në minutën e 83-të dhe Shkëlqim Vladi është aktivizuar nga minuta e 77-të për Luganon.

Për Luganon shënuan: Celar (11′), Mahmoud Mohamed Belhadj (47′) e Uran Bislimi (80’) dhe për St. Gallen realizuan Akolo (3′) e Geubbels (14′).

Pas javës së 27-të në elitën e futbollit zviceran Lugano zë vendin e tretë me 43 pikë e St. Galleni është në të 5-tin me 40 sosh.

You may also like