Uragani Ian: Florida paralajmërohet të përgatitet për një katastrofë të madhe natyrore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Guverantori i Floridës ka paralajmëruar se vendi do të përgatitet për një katastrofë të madhe të mundshme pasi ekziston rreziku i uraganit të kategorisë së dytë Ian. Erërat e forta filluan të godasin bregun jugor të Kubës mbrëmjen e së hënës. Uragani Ian pritet të zbresë në bregun perëndimor të Floridës të mërkurën.

Rruga e saktë e uraganit ende nuk është e qartë ekzaktësisht, por guvernatori Ron DeSantis paralajmëroi për ndikime të gjera në të gjithë Floridën. Banorët kanë grumbulluar ushqime, ujë, ilaçe dhe karburant. Disa pjesë të shtetit të Floridës nuk kanë parë një uragan të kësaj përmasash për rreth një shekull.

“Ky është një uragan vërtet i madh”, tha guvernatori i Floridës në një konferencë shtypi të hënën, duke u kërkuar banorëve që “të qëndrojnë të qetë”.

Guvernatori shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për të gjithë Floridën gjatë fundjavës dhe ka aktivizuar 5,000 trupa të Gardës Kombëtare për të bërë të mundur përballimin e pasojave që mund të sjellë ky uragan.

You may also like