Universiteti i Tetovës nënshkroi marrëveshje të reja bashkëpunimi me institucionet nga vendi ynë

by admin
Spread the love

Universiteti i Tetovës dhe Instituti Shkencor i Duhanit në Prilep nënshkruan memorandum bashkëpunimi, i cili do të realizohet përmes Fakultetit të Bujqësisë dhe Bioteknologjisë të Universitetit të Tetovës dhe institutit në fjalë.

Siç bëhet e ditur në kumtesën e Universitetit të Tetovës (UT), nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje, rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe drejtoresha e Institutit Shkencor të Duhanit Prof. Dr. Valentina Pelivanovska, u dakorduan që në mes palëve të bëhet shkëmbimi i informacioneve teknike, literaturës shkencore dhe përvojave në fushën e punës kërkimore – shkencore, të ndërtohet bashkëpunim profesional – shkencor në fushën e hidrobiologjisë, gjenetikës, ndotjes së tokës, materialeve bimore dhe ujit për vaditje, kërkimeve në fushat e sigurimit të ushqimit të shëndetshëm natyror dhe në fusha të tjera shkencore.

“Ky bashkëpunim mes tjerash parasheh edhe shkëmbimin e shkencëtarëve dhe ekspertëve; koordinimin dhe zbatimin e hulumtimeve të përbashkëta mbi temat e dakorduara; përdorimin e pajisjeve në laboratorët përkatës; qëndrimet e punonjësve shkencorë në laboratorët përkatës të dy institucioneve; krahasimin ndërlaboratorik; krijimin e projekteve të përbashkëta kërkimore – shkencore; mundësinë për prezantime të përbashkëta të shkencëtarëve nga të dy institucionet në konsultime, simpoziume dhe manifestime të tjera; botimin e publikimeve të veçanta ose periodike që lidhen me interesa të përbashkëta, përkatësisht me aktivitete; organizimin e kongreseve, simpoziumeve, seminareve, punëtorive, tubimeve të tjera shkencore dhe profesionale me tema me interes të përbashkët, si dhe shumë aktivitete të tjera që kanë të bëjnë me bujqësinë dhe bioteknologjinë”, bëhet e ditur në kumtesën e UT-së.

Në takimin që zhvilloi rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli me drejtoreshën e Institutit Prof. Dr. Valentina Pelivanovska, të pranishëm ishin edhe prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Dr. Salajdin Salihi, udhëheqësja e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar Doc. Dr. Hatibe Deari-Zeqiri, dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Bioteknologisë Prof. Dr. Bardhyl Limani, profesoresha e këtij fakulteti Doc. Dr. Zejnedije Ademi dhe Valmisa Novi – udhëheqësja e kabinetit të rektorit. 

MARKETING



You may also like