United arrin marrëveshjen me Onana-n, pengesë mbetet vetëm një detaj

by admin
Spread the love

Pas largimit të David De Gea, Manchester United ka kthyer të gjithë fokusin nga porta, me skuadrën e Ten Hag që kërkon të mbyllë sa më shpejt “çështjen” Onana.

Anglezët prej kohësh kanë nisur kontaktet me lojtarin, por edhe me klubin që disponon kartonin e portierit, Interin dhe tashmë, mediet britanike raportojnë se Manchester United është shumë pranë marrëveshjes zyrtare.

Andre Onana është dakordsuar me kushtet e anglezëve, me “Djajtë e Kuq” të cilët i kanë propozuar 6 milionë euro në sezon, një shumë që është pikërisht në nivelin e pritshmërisë së lojtarit.

Nga ana tjetër, pengesa e vetme mbetet kërkesa e “zikaltërve”, të cilët duan me çdo kusht 60 milionë euro, ndërsa United është ndalur te 50 milionë euro, por bëhet me dije se anglezët mund të përfshijnë në kontratë disa bonuse, të cilat do të paguhen ndër vite, gjë që edhe Interit do t’i interesonte.

27-vjeçari u transferua në Itali verën e kaluar, kohë kur u largua nga Ajax, ndërsa tashmë është gati për të provuar një eksperiencë të re dhe për t’u ribashkuar me trajnerin Erik Ten Hag me të cilin ka punuar te “Harkëtarët” dhe holandezi i ka premtuar fanellën e titullarit.


Top Channel

You may also like