Uniforma falas fëmijëve! Projekti i federatës së futbollit për 15 mijë fëmijë që luajnë futboll

by admin
Spread the love

Në ditën e fillimit të vitit të ri shkollorë Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur edhe shpërndarjen e uniformave falas për fëmijët që luajnë lojën më të bukur në botë në akademitë e të gjitha qyteteve të vendit.

Janë disa mijëra familje që do të kenë mundësi të kursejnë paratë e tyre të shpenzuara në këtë drejtim, sikurse tregon edhe drejtori i marrëdhënieve me publikun pranë FSHF.

“Tashmë federate shqiptare e futbollit është një partner për 15.000 familjet fëmijët e të cilëve luajnë futboll. Nëpërmjet FSHF ata do të marrin gjithçka falas, ky projekt për federatën ka kushtuar rreth 1 milion euro, por për prindërit është një kostot e kursyer rreth 2 milion euro”, thotë Andi Verçani, drejtor i marrëdhënieve me publikun në FSHF.

Deri më tani çdo fëmijë që ishte pjesë e një akademie futbolli ka shpenzuar mesatarisht 20.000 lekë të reja për setin e uniformave në vit, një shumë që I kursehet rreth 450 familjeve pjesë e skuadrës së Teutës.

“Dihet vështirësitë që kanë prindërit dhe familjet shqiptar enë anën ekonomike. Kjo është një ndihmë shumë e madhe pasi në Klubin e Futbollit Teuta që janë të akademisë këtë vit do të pajisen falas”, shprehet Eduard Salillari, shef i klubit KF Teuta.

Një nga klubet e para që mori bazën material në këtë ditë të parë të shpërndarjes ishte edhe Skënderbeu.

“Një projekt shumë i rëndësishëm pasi ndihmon si nga ana estetike ashtu edhe financiare akademitë që kursejnë nga buxheti i tyre për veshmbathje. Sigurisht që më shumë ndihmon familjarët ose prindin që i ka besuar fëmijën akademisë tonë. Dhe ato të ardhura mund t’i çojë diku tjetër”, thotë Ene Zhidro, drejtor i akademisë KF Skënderbeu.

Por çfarë ka brenda ky set loje të cilët fëmijët do ta kenë në dispozicion?

“Seti që merret falas për çdo fëmijë që luan futboll nga mosha 7-vjeçare deri në moshën 19-vjeçare, përfshin uniformat e stërvitjes, uniformat e lojës, një set tute përfaqësimi, një fëshfëshe kundër shiut dhe çanta që përmbledh të gjitha materialet”, thotë Verçani.


Top Channel

You may also like