Unifikim për interesa shtetërore! – Shqip

by admin
Spread the love

“VMRO-DPMNE NUK KA MBËSHTET ASNJË VENDIM STRATEGJIK”

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka akuzuar opozitën maqedonase se deri tani nuk ka mbështetur asnjë vendim strategjik për vendim, njofton KlanM.

Duke folur gjatë një tribune partiake për eurointegrimet, ai tha se përpos kësaj, ata kanë qenë destruktiv, duke bllokuar Kuvendin dhe duke shpërndarë histeri, siç është shprehur Kovaçevski, për bullgarizim dhe asimilim, që u dëshmua si gënjeshtër.

“Mbetet fakti se, nuk kanë mbështetur asnjë vendim për anëtarësim në NATO, nuk kanë mbështetur asnjë vendim deri më tani për anëtarësim në BE. Shembulli më eklatant është votimi i marrëveshjes FRONTEX. Ajo marrëveshje është marrëveshja e parë në të cilën gjuha jonë qëndron së bashku me të gjitha gjuhët e BE-së, e nënshkruar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Nuk e mbështetën as atë dhe nuk erdhën ta votojnë që të ratifikohet në Kuvend” – tha Dimitar Kovaçevski.

Ai, sic njofton KlanM, ka bërë thirrje për unifikim kur është në pyetje ardhmëria e shtetit dhe interesi i qytetarëve.

“Duhet ta vendosë në rënd të parë interesin e vendit, të popullit, të paktën njëherë. Nuk mundet një parti të lejojë të mos jetë pjesë e asnjë procesi shtetëror, të mos mbështet asnjë vendim të rëndësishëm për ardhmërinë e shtetit. Të gjithë ne kemi përgjegjësi para qytetarëve dhe para vendit. së bashku, duhet të qëndrojmë së bashku krah për krah dhe të mbrojmë interesin shtetëror”  – tha Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski, sic njofton KlanM, ka përsëritur se, në rast se nuk bëhet hapat e ardhshëm të nevojshme, eurointegrimet do ndalen dhe vendi do të gjendet në situatë të stagnimit. /KlanMacedonia/

You may also like