‘Unë po zgjedh, do fitoj Big Brother-in’, Luizi i jep fund lidhjes me Kiarën: Takohemi jashtë po deshe

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy nga emrat më të përfolur e më të komentuar të këtyre ditëve e javëve të fundit në mediat rozë si edhe nga opinioni publik. Fillimisht si çift, ata bënë për vete shumë fansa e ndjekës, teksa së fundmi, Luizi ka marrë një vendim drastik sa i përket lidhjes së tyre.

Pas incidentit të ndodhur ditën e hënë mes çiftit, ku pas një loje të Vëllait të Madh, vajzat nuk duhet t’i flisnin djemve, Luizi ka tentuar ta prishë lojën përmes Kiarës, duke e bllokuar këtë të fundit në lavamanin e tualetit. Ky veprim u konsiderua si ‘i dhunshëm’ nga shumë prej banorëve dhe opinionistëve të Big Brother.

Duke qenë se Kiara nuk ka pranuar të flasë me Luizin, ky i fundit mori vendimin drastik ditën e sotme për t’i dhënë fund lidhjes me moderatoren e duke zgjedhur të fitojë Big Brother-in.“Unë po zgjedh. Po fitoj Big Brotherin. Kiara,takohemi jashtë sa të dal dhe vazhdojmë ku e lamë..dashtë e në mos dashtë…”-janë fjalët e Luizit.

Mesa duket këngëtari ka vendosur që ta mbyllë përfundimisht historinë me Kiarën dhe të fokusohet në lojën e tij, teksa që në ditën e parë të këtij programi ka thënë se dëshiron të shpallet fitues.

You may also like