Unë nuk kam votë kundër qeverisë Kurti

by admin
Spread the love

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca sa ishte duke folur për kodin civil, ka thënë se nuk ka votë kundër qeverisë Kurti.

Unë nuk kam votë kundër qeverisë Kurti. Mbështetur në këtë edhe duke e njohur rëndësinë e projekt kodit civil edhe duke e njohur punën e mirë që është bërë në këtë kod edhe duke e ditur që nuk ka shtet pa kod civil, nuk votoj kundër këtij kodi ma marrë parasysh cila është kostoja unë jam këtu për t’i dalë ballëhapur”, ka thënë Gjyshinca, shkruan Klankosova.tv

Ai tha se është duke u folur për njeriun në radhë të parë, andaj duhet të kenë ndjeshmëri njerëzore.

“Kur flasim për gjini të njëjta, po flasim për njerëz, duhet të kemi ndjeshmërinë njerëzore.. Ma gjeni një besim fetar i cili nuk e qendërzon shenjtninë e dinjitetin e njeriut”, ka shtuar ai.

You may also like