Unë e nxorra Luizin nga shinat

by admin
Spread the love

Dea Mishel duket se vijon të jetë shumë krenare për veprimin e bërë disa ditë më parë, kur nxorri në nominim Efin, Luizin dhe Kiarën, si pasojë e së cilës u largua nga shtëpia Efi. Ky nominim mërziti shumë këngëtarin Luiz Ejlli, i cili nuk reagoi edhe aq mirë, duke përdorur gjuhë fyese kundrejt blogeres.

Ditën e sotme, në një bisedë me Nitën dhe Bledin, lidhur me Luizin, gazetari tha se këngëtari nxorri Kejvinën nga shinat me heshtjen e tij. Idenë e tij e mbështeti edhe Nita, e cila tha se Luizi e ka specialitet të nxjerrë njerëzit nga vetja.

Por, Dea ka folur me mburrje duke thënë se ajo ia ka dalë të nxjerrë Luizin nga shinat, teksa Bledi ka ndërhyrë duke thënë që Dea ka qejf ta thotë disa herë këtë gjë sepse kalon në orgazëm mentale.

Pjesë nga biseda:

Bledi: Ai nxori Kejvinën nga shinat me atë heshtjen e vetë

Nita: Ai e ka specialitet me nxjerrë njerëzit nga vetja

Dea: Edhe unë e nxora atë nga shinat

Bledi: Kjo ka qejf ta dëgjoi disa herë se kalon në orgazëm, ke parasysh. Orgazëm mentale jo seksuale. Seksin kjo ta harroj këto kohë kjo.

You may also like