Lauren Sánchez ishte shumë e imprezionuar nga unaza e madhe të cilën Jeff Bezos ja kishte marrë asaj për fejesë.
Ish spikerja televizive, 53 vjeçe, kujtoi momentin kur themeluesi dhe ish-CEO i Amazon shtroi pyetjen “A do të martohesh me mua?” në maj, në jahtin e tij prej 500 milionë dollarësh.
Ajo shtoi se Bezos, 59 vjeç, e kishte fshehur unazën nën jastëk dhe ajo e zbuloi atë teksa po shtrihej në shtrat.
Lauren Sánchez thotë se ajo është 100% në pritje të jetë “zonja Bezos’
Sa i përket planifikimit të dasmës, ajo tha se po i merr gjërat ngadal.
“Ne ende po mendojmë për dasmën, çfarë do të jetë. A do të jetë e madh? A do të jetë jashtë shtetit? Nuk e dimë ende!” tha ajo.21Media