Ultrasit e PSG-së para ndeshjes me Barçën: Ejani herët në stadium, t’i bëjmë kundërshtarët tanë të dridhen

by admin
Spread the love

Tifozët e palodhur të Paris Saint-Germain po përgatisin një pritje të zjarrtë për Barcelonën në kryeqytetin francez, ku të mërkurën (10 prill) do të luhet çerekfinalja e parë mes dy skuadrave të Ligës së Kampionëve.

Në qëndrimin zyrtar të ultrasve të PSG-së thuhet: “Të mërkurën skuadra jonë përballet me Barcelonën. Për ne, ndeshja nisi menjëherë pas ndeshjes kundër Clermont. Roli ynë do të jetë vendimtar dhe kërkojmë të gjithë të bashkohen. Le të bashkohemi dhe të mbështesim ekipin tonë”.

Ultrasit e kampionëve francezë bënë thirrje: “Le të shkojmë herët në stadium dhe t’i bëjmë kundërshtarët tanë të dridhen sapo të dalin në fushë për ngrohje. Kjo skuadër që ka mentalitetin e një luftëtari, duhet të ndiejë mbështetjen e një kombi të tërë. Ajo Barcelona e poshtër, aq shpesh e favorizuar nga arbitrat, duhet të ndjejë se është në më shumë se një territor armiqësor.”

“Menaxherë, lojtarë, staf, tifozë dhe ultras, të gjithë së bashku për klubin tonë: Paris Saint-Germain. Në Parc des Princes tonë legjendar, le të jemi të pamëshirshëm për ta arritur këtë: Të jemi të pamposhtur së bashku”, përfundojnë tifozët ultras të skuadrës franceze.

/GazetaBlic Sport

You may also like