Ukrianasit shprehin rezerva për mobilizimin në front, teksa humbjet e jetëve shtohen (fotot)

by admin
Spread the love

Njerëzit në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës shprehnin opinione të përziera sot për ligjet e reja të mobilizimit në luftë në frontin në lindje.

Megjithë njëfarë entuziazmi fillestar në fillim të luftës, realiteti fushëbetejës dhe mobilizimit të detyruar është bërë i qartë mes popullatës së Ukrainës.

Numri madh i të vrarëve pas dy vitesh luftë ka ndezur debate të ashpra për rekrutimet, teksa ushtria kërkon të mbushë radhët e frontit.

Presidenti Zelensky tha muajin që shkoi se kërkon të mobilizojë në ushtri gjysmë milioni njerëz  pasi sipas tij ‘edhe Rusia po aq ushtarë ka sjellë në Ukrainë’.

Mësuesja 50 vjeçare Ludmyla, tha se burimet njerëzore për luftën janë të rëndësishme por shumë njerëz po sakrifikohen.

“Burri im është në luftë që prej ditës së parë, edhe dhëndri im. Një numër i madh njerëzish po sakrifikojnë veten, të tjerë mundohen t’i shmangen. Disa shkojnë të luftojnë disa jo, disa fshihen. Por unë jam kundër dënimeve  të rënda, si konfiskime prone, kartash bankare e te tjera. Rregullat duhet të jenë të barabarta për të gjithë”, tha Ludmila për rrjetin AFP.

42 vjeçarja Olena, tha se rregullat dhe mosha e rekrutimit janë të ashpra.

“Jam kundër rekrutimit të burrave mbi 60 vjeç dhe të rinjve nën 25 vjeç por e kuptoj se duhet të mbrojmë shtetin. Mund të tingëllojë e ashpër por ky është opinioni im, kjo është e nevojshme.”

50 vjeçari Andrii, tha për rrjetin AFP se mobilizimi nuk sjell as shëndet as gëzim për njerëzit.

“Kjo ka shkuar më shumë se ç’duhet … le t’i marrin të gjithë njerëzit me kamionë e t’i çojnë në front, kjo do të ishte më e drejtë për të gjithë, po Evropa, ku është Evropa? Ata po marrin të gjithë njerëzit, ata që nuk kanë para. Kjo më duket mua si skllavëri”, tha Andrii per rrjetin AFP.


Top Channel

You may also like