UKRAINË – Zëvendëskryeministrja Stefanishyna: Evropa po shfaq rritje të lodhjes nga lufta

by admin
Spread the love

BERLIN, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – Vendet evropiane po shfaqin rritje të lodhjes nga lufta, ndërkohë që asgjë nuk ka ndryshuar në vullnetin e Ukrainës për të luftuar agresionin rus, tha sot zëvendëskryeministrja Olha Stefanishyna gjatë një vizite në Berlin.

“Vendosmëria jonë ka mbetur e njëjtë”, tha ajo.

Stefanishyna është përgjegjëse për integrimin evropian dhe euroatlantik në qeverinë e ZelenskyT.

Stefanishyna tha se titujt e gazetave flisnin për lodhjen nga lufta dhe se ajo po zvarritej për një kohë të gjatë.

“Ne nuk duhet të numërojmë ditët, ne duhet të shohim se si zhvillohen gjërat”, tha ajo pas më shumë se 600 ditësh nga pushtimi.

“Samiti i BE-së në mes të dhjetorit, ku do të merret një vendim nëse bisedimet e pranimit me Ukrainën mund të fillojnë, do të jetë një moment kyç”, tha Stefanishyna.

“Anëtarët e BE-se pritet të diskutojnë çështjen përpara samitit”, i tha Stefanishyna Këshillit Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP). //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like