UKRAINË – Zelensky: Ekonomia u rrit 5% pavarësisht luftës

by admin
Spread the love



KIEV, 19 janar /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha dje se ekonomia e vendit të tij u rrit me 5% vitin e kaluar krahasuar me vitin 2022, pavarësisht pushtimit rus.

“Të ardhurat nga taksat u rritën gjithashtu me të njëjtën shumë”, tha kreu i shtetit në fjalimin e tij të përditshëm me video dje në mbrëmje.

“Kjo është një shenjë e qartë e fuqisë së Ukrainës”, tha Zelensky.

Kryeministri Denys Shmyhal raportoi se situata në sistemin financiar ishte e qëndrueshme, dhe të gjitha përfitimet sociale po paguhen plotësisht.

Rritja ekonomike e Ukrainës prej rreth 5% pritej edhe nga Bashkimi Evropian. Është një efekt rimëkëmbjeje pasi ekonomia ukrainase u tkurr me pothuajse 30% në vitin 2022, viti i parë i luftës.

Megjithëse prodhimi ekonomik i vendit të Evropës Lindore pritet të vazhdojë të rritet në vitet e ardhshme, BE pret që ai të jetë rreth 20% në nivelet e paraluftës. /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakQytetarët e Zveçanit i përgjigjen peticionit për shkarkimin e kryetarit të komunës


You may also like