UKRAINË – Të paktën 30 të vdekur pas sulmit me raketa në Kramatorsk

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 8 prill/ATSH-DPA/- Të paktën 30 persona janë vrarë dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me raketa në një stacion hekurudhor në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, njoftuan sot zyrtarët ukrainas.

Sipas guvernatorit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko mijëra banorë po prisnin në stacionin e trenit të Kramatorsk për t’u evakuuar.

“Stacioni hekurudhor në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk është goditur sot nga dy raketa”, tha shefi i hekurudhave kombëtare Oleksandr Kamyshi.

Pala ukrainase ka fajësuar trupat ruse duke akuzuar Rusinë për shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve. “Ata donin të merrnin peng sa më shumë banorë paqësorë, duke shkatërruar”, shkroi ai në Telegram.

Shërbimet e shërbimeve sekrete ukrainase raportuan 39 të vdekur gjatë sulmit, duke përfshirë katër fëmijë.

Separatistët pro-rusë në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut thanë se sulmi ishte kryer nga ushtria ukrainase. Kramatorsk ndodhet në rajonin e Donetskut, por mbetet ende nën kontrollin e Ukrainës. /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like