UKRAINË – Rusia granaton jugun e vendit

by admin
Spread the love

MOSKË, 2 prill /ATSH-DPA/ – Luftime të ashpra vazhduan në disa pjesë të Ukrainës gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që autoritetet ukrainase raportojnë se rusët kanë lëshuar raketa në disa qytete të mëdha në jug të vendit.

”Në qytetin Dnipro, dy ose tre shpërthime të forta u dëgjuan sot”, njoftoi ”Ukrayinska Pravda” duke cituar administratën rajonale.

Zona përreth qytetit të Kryvyi Rih u granatuan me raketahedhëse.

”Një pikë karburanti mori flakë”, tha kreu i administratës ushtarake lokale, Oleksandr Vilkul.

Vilkul tha se forcat ruse përdorën raketa të shumta tip ”Grad”.

Si të gjitha raportet nga zonat e luftimit, informacioni nuk ishte i verifikueshëm në mënyrë të pavarur.

Qyteti port i Odesës në Detin e Zi u godit gjithashtu dje me raketa.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai priste sulme të dhunshme ruse në lindje të vendit të tij.

“Ushtarët rusë po sillen përreth Donbasit. Po kështu në drejtim të Kharkivit”, tha kreu i shtetit në një adresim video.

Përpjekjet diplomatike pritet të vazhdojnë edhe sot.

Diplomatja amerikane, Victoria Nuland, nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike, është nisur për në Evropë për të koordinuar përgjigjen ndaj goditjes së dhunshme të Rusisë ndaj fqinjit të saj.

”Nuland pritet të vizitojë Francën, Gjermaninë, Turqinë, Greqinë dhe Qipron”, tha Departamenti amerikan i Shtetit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like