UKRAINË – Pavarësisht luftës, ekonomia u rrit më shumë se 5% në 2023

by admin
Spread the love



KIEV, 28 mars /ATSH-DPA/ – Ekonomia e Ukrainës ka parë një rritje të moderuar përsëri në 2023 pas një rënieje në vitin e kaluar kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të vendit fqinj.

”Rritja ekonomike qëndroi në 5,3% në terma të rregulluar me çmimin për vitin 2023”, njoftoi të enjten zyra e statistikave në Kiev duke cituar shifra paraprake.

Me çmimet aktuale, prodhimi ekonomik arriti pak më shumë se 166 miliardë dollarë.

Pas pushtimit rus në shkurt 2022, ekonomia e Ukrainës ra me rreth 29%.

Edhe para luftës, Ukraina ishte vendi më i varfër në Evropë për sa i përket të ardhurave për frymë, sipas statistikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakTKOBAP: Ermal Sela, instrumentist dhe koleksionist i mbi 900 veglave popullore muzikore


You may also like