UKRAINË – Mbërrijnë tanket e para kundërajrore “Gepard” nga Gjermania

by admin
Spread the love

KIEV, 25 korrik /ATSH-DPA/- Ukraina ka marrë tanket e para kundërajrore Gepard (Leopard) nga Gjermania.

“Sot arritën zyrtarisht tre tanket e para kundërajrore Gepard”, tha ministri i Mbrojtjes Oleksii Resnikov në televizionin ukrainas të hënën, duke shtuar se ishin dorëzuar edhe dhjetëra mijëra fishekë.

Gjithashtu,12 tanke të tjera nuk janë dorëzuar ende, sipas një marrëveshjeje të arritur me Ministren e Mbrojtjes, Christine Lambrecht në maj.

Kjo është dërgesa e dytë e armëve të rënda nga Gjermania. Në qershor, qeveria gjermane dorëzoi shtatë obusa vetëlëvizëse me rreze veprimi prej 40 kilometrash.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakISHSH miraton projektakte për Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë

You may also like