UKRAINË – Kievi në gjendje të jashtëzakonshme për 29 ditë që nga fillimi i luftës

by admin
Spread the love

KIEV, 30 dhjetor /ATSH-DPA/- Sirenat paralajmëruese kanë rënë 638 herë në kryeqytetin e Ukrainës që kur Moska pushtoi për herë të parë vendin, njoftoi sot shefi i administratës ushtarake të Kievit, Serhii Popko.

“Këto janë praktikisht 29 ditë, pothuajse një muaj i tërë kalendarik, që qytetarët e qytetit kanë kaluar në strehimore dhe bunkerë”, tha ai.

“Kievi është goditur nga 52 sulme ajrore që kanë vrarë 120 banorë, duke përfshirë pesë fëmijë, ndërsa 495 civilë të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa”, tha ai.

“Mbi 600 shkaterruan nga sulmet, ndërsa infrastruktura e rëndësishme e kryeqytetit është dëmtuar rëndë”, tha Popko.

“2022 ishte viti më i keq në historinë e fundit të Kievit”, tha Popko, duke shtuar se pasi Kievi zmbrapsi avancimin e forcave tokësore ruse, trupat ruse kishin kaluar në gjenocid përmes sulmeve ajrore. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like