UKRAINË – Kievi: Forcat ruse po përpiqen të rimarrin Kupyanskun

by admin
Spread the love

KIEV, 26 nëntor /ATSH-DPA/ – Rusia mund të përpiqet përsëri të pushtojë Kupyanskun në rajonin e Kharkivit, ndërsa forcat e Moskës vazhdojnë ofensivën e tyre në lindje të vendit të luftuar, paralajmeroi sot ushtria e Kievit.

“Okupatorët rusë nuk kanë hequr dorë nga synimi i tyre për të sulmuar qytetin e Kupyanskut, ata duan ta pushtojnë atë sërish”, tha zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Volodymyr Fityo.

Trupat ruse kanë rifituar iniciativën në verilindje të Ukrainës në javët e fundit dhe kanë avancuar në zonë.

“​Luftimet tani po zhvillohen rreth fshatit Synkivka, disa kilometra në verilindje të Kupyanskut”, tha Fityo.

Ushtria ukrainase ka zmbrapsur katër sulme ruse në këtë zonë.

Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Vjeshtën e kaluar, Ukraina arriti të çlirojë pjesë të mëdha të rajonit të Kharkivit, duke përfshirë kryqëzimin kyç hekurudhor Kupyansk në lumin Oskil, si pjesë e kundërofensive të saj.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like