UKRAINË – Kievi diskuton masat emergjente të energjisë pas sulmeve ruse

by admin
Spread the love

KIEV, 19 tetor /ATSH-DPA/-Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe politikanë të tjerë kryesorë zhvilluan sot një takim për të diskutuar masat emergjente të energjisë, pasi shumë nga objektet e vendit u shkatërruan për shkak të sulmeve të fundit ruse.

“Aktualisht, po punohet për sigurimin e burimeve të lëvizshme të energjisë për infrastrukturën kritike në qytetet, qytezat dhe fshatrat e mëdha”, tha Zelensky.

“Ne po përgatitemi për skenarë të ndryshëm dhe pasojat e tyre. Ukraina do të mbrojë veten çfarëdo plani të ketë bërë armiku”, tha ai në një postim në Facebook.

“Ukraina po mbështetet gjithashtu në ndihmën e partnerëve të huaj për të blerë gjeneratorë”, sipas zyrës presidenciale.

“Specialistët ukrainas po punojnë për të riparuar objektet pasi sulmet e fuqishme që nga fillimi i javës së kaluar shkatërruan rreth një të tretën e centraleve në vend”, sipas burimeve ukrainase.

“Në Kiev, ngrohja qendrore do të ndizet sërish nesër”, deklaroi kryebashkiaku Vitali Klitschko, pasi i bëri thirrje publikut të kursente energjinë elektrike dhe të shmangte përdorimin e ngrohësve me ventilator ose kondicionerëve.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like