UKRAINË – Kievi: 1500 ushtarë rusë të vrarë në Dnipro

by admin
Spread the love



BERLIN, 14 prill /ATSH-DPA/ Trupat e më shumë se 1500 ushtarëve rusë janë gjetur në qytetin juglindor të Ukrainës, Dnipro, sipas një zyrtari ukrainas.

“Ata ishin dërguar në katër morgje të ndryshme”, tha nënkryetari i bashkisë së qytetit industrial, Mychajlo Lyssenko, për stacionin televiziv “Nastoyashcheye Vremya” të financuar nga SHBA-ja.

Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Sipas ushtrisë ukrainase, pothuajse 20 000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, gati shtatë javë më parë. Moska, nga ana tjetër, ka raportuar 1 351 ushtarë të vdekur nga radhët e saj. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/4/2022


You may also like