UKRAINË – Infrastruktura e Kievit shënjestrohet nga sulmet ruse me dronë

by admin
Spread the love

KIEV, 19 dhjetor /ATSH-DPA/- Rusia shënjestroi Kievin dhe zonën përreth me dronë ushtarakë iranianë sot në mëngjes, sipas zyrtarëve.

“Infrastruktura kritike u dëmtua sërish në kryeqytetin ukrainas”, shkroi kryebashkiaku Vitali Klitschko në Telegram duke shtuar se nuk janë raportuar të plagosur.

“Teknikët po përpiqeshin të stabilizonin furnizimet me energji elektrike dhe sistemin e ngrohjes”, tha Klitschko.

Në disa lagje është ndërprerë energjia elektrike si një masë emergjente.

Banorët raportuan se kishin dëgjuar zhurmën e dronëve dhe zjarrit kundërajror mbi qytet gjatë natës.

“Vetëm Kievi u sulmua nga më shumë se 20 dronë luftarakë të prodhuar nga Irani”, sipas ushtrisë ukrainase.

Rreth 15 prej tyre u qëlluan nga mbrojtja ajrore.

“Dhjetë dronë të tjerë u kapën në jug të Ukrainës”, tha ushtria.

Sipas shërbimeve sekrete ukrainase, ushtria ruse ka marrë së fundmi një dërgesë të re të dronëve të prodhuar nga Irani.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like