UKRAINË – Ambasadori i Lituanisë kthehet në Kiev

by admin
Spread the love

RIGË, 7 prill /ATSH-DPA/ Ambasadori i Lituanisë në Ukrainë është kthyer në Kiev, një tjetër sinjal i rikthimit të qytetit drejt një rutine më normale, edhe pse pushtimi rus po vazhdon diku tjetër në vend.

Ambasadori Valdemaras Sarapinas mbërriti sot në Kiev, rreth një javë pasi trupat ruse filluan të tërhiqen nga zona për t’u zhvendosur në lindje.

“Disa javë më parë ishte një qytet i vdekur. Tani ka njerëz dhe makina në rrugë, dhe kafenetë po hapen. Ka jetë”, i tha ai agjencisë BNS.

Sarapinas dhe stafi i ambasadës ishin larguar nga Kievi pas shpërthimit të luftës, së bashku me shumë diplomatë nga vende të ndryshme. Pas një zhvendosjeje të përkohshme në kufirin ukrainas-polake, përfaqësia lituaneze u vendos për herë të fundit në Lviv. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like