Ukrainasit publikojnë foto të dronëve të rrëzuar, tallen me rusët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave në Ukrainë publikoi në Telegram foto të dronëve zbulues rusë të rrëzuar, duke u tallur me rusët në të njëjtën kohë.

“Ministria Ruse e Situatave të Emergjencave, a jeni aty? A i keni zbuluar tashmë të gjitha zjarret në pyjet e Siberisë, kur vendosët t’i lëshoni dronët tuaj mbi rajonin e Donetsk-ut?”, shkruan ata.

“Ju kujtojmë! Gjatë fryrjeve të forta të erës, nuk rekomandohet të ecni nën tabela, të qëndroni pranë pemëve të larta (veçanërisht plepave) dhe linjave të energjisë elektrike, ose të lëshoni drone zbulimi mbi vende të tjera”, thuhet tutje në mesazhin e ukrainasve.

“Respektimi i këtyre rregullave të thjeshta do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve dhe Kontributi juaj në këtë luftë do të shkojë në koshin e plehrave të historisë”, u thanë ukrainasit rusëve.

You may also like