Ukraina po përgatitet për valët e “terrorit” me raketa në Ditën e Pavarësisë

by admin
Spread the love

Një zyrtar i lartë i inteligjencës ka paralajmëruar se Rusia mund të nisë një seri sulmesh me raketa në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

Valët e sulmeve me raketa mund të ndodhin më 24 gusht, kur Ukraina shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, ose edhe ditë të tjera në afërsi të asaj date.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Rusia mund të nisë një akt tjetër terrori me raketa. Mund të ndodhë një ditë më parë ose një ditë më vonë. Ose mund të zgjasë disa ditë me disa valë”, tha Obozrevatel Vadym Skibitskyi.

Më parë raportuam se Ukraina është përballur me një numër të lartë sulmesh me raketa dhe dronë, të cilat kanë shkaktuar 7 viktima, mes tyre një foshnjë dhe djali 12-vjeçar.

Ukraina po përballet me një numër të lartë sulmesh me raketa të cilat kanë shkaktuar dëme të shumta materiale në Odesa, ndërsa në Kherson i morën jetën shtatë personave, pesë prej tyre anëtarë të një familjeje. Njëkohësisht 13 persona të tjerë mbetën të lënduar, gjendja shëndetësore e të cilëve nuk dihet.

Odesa, e cila u prek nga sulmet me dronë dhe raketa gjatë natës, shënoi dëme të shumta në ndërtesa. Një supermarket u shkatërrua i gjithi, ndërsa zjarrfikësve luftuan për orë të tëra me flakët dhe të plagosur mbetën tre punonjësit.


Top Channel

You may also like