Ukraina përgatitet të sjellë shërbime në qytetet e çliruara jugore

by admin
Spread the love

Autoritetet ukrainase po fillojnë punën e vështirë për rindërtimin e territoreve të çliruara së fundmi në kundërsulmin e tyre jugor.

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Mykolaiv, i cili është fqinj me Kherson, vizitoi këtë të premte qytetin e vogël Snihurivka për të diskutuar “rivendosjen e jetës në territoret e çliruara të rajonit”.

“Tashmë jemi duke punuar në sigurimin e energjisë elektrike dhe të komunikimit për komunitetet e çliruara dhe rivendosjen e sinjalit televiziv. Nesër presim të rimbushim magazinat me ndihma humanitare për popullatën”, tha udhëheqësi Vitalii Kim.

Ai u bëri thirrje vendasve që të kenë kujdes nga çdo eksploziv i lënë pas nga rusët, situatë e cila mund të sjellë pasoja në të ardhmen.

“Pavarësisht se shërbimet përkatëse kanë filluar tashmë heqjen e minave në territoret e çliruara, unë paralajmëroj banorët vendas të jenë të kujdesshëm”, shtoi Kim.


Top Channel

You may also like