Ukraina kremton Ditën e Pavarësisë, Zelensky: Sot po luftoni për lirinë!

by admin
Spread the love

Fjalimin e tij në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Volodymir Zelensky e ktheu në një thirrje për vazhdimin e luftës për liri, teksa nuk i kurseu lëvdatat për popullin ukrainas që zgjodhi të mos dorëzohej përpara një agresori më të madh e frikësues.

“Sot ne festojmë 32 vjetorin e pavarësisë sonë, pavarësinë e Ukrainës. Një festë e njerëzve të lirë. Liria është një vlerë për secilin prej nesh dhe ne po luftojmë për të”, shprehet Zelensky.

Dita e Pavarësisë po festohet për herë të dytë në vendin që ka hyrë tashmë në muajin e 19-të të konfliktit. Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov, shkroi në Telegram se lufta për pavarësi vazhdon edhe sot e kësaj dite, tani me agresorin perandorak, duke iu referuar Rusisë. Edhe kreu i shërbimit të sigurisë së Kievit, Vasyl Maliuk, po përmes të njëjtës platformë theksoi se për shkak të kësaj lufte, festa ka marrë tani “kuptime të reja” .

“Ajo u bë jo vetëm personifikimi i së drejtës sonë për jetë dhe liri, por edhe një simbol i heroizmit dhe trimërisë”, tha Maliuk. Një seri ngjarjesh janë planifikuar në të gjithë Ukrainën për ta shënuar këtë ditë. Në Bruksel, ndërkohë ndërtesat e BE-së u ndriçuan me ngjyrat e flamurit të Ukrainës gjatë natës dhe flamujt ukrainas u ngritën përkrah atyre të bllokut europian.

Shefja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, përgëzoi ukrainasit për “guximin, forcën dhe shpresën e tyre të qëndrueshme në një të ardhme paqeje dhe prosperiteti në një Europë të bashkuar”, duke i përshkruar si një “frymëzim për të gjithë europianët”.


Top Channel

You may also like