“Ukraina”/ Kancelari gjerman: Premtimi i sigurisë së G7, garanci për strategjinë afatgjatë

by admin
Spread the love

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se një paketë e re garancish sigurie për Ukrainën, e premtuar nga disa vende të G7, është pjesë e një strategjie afatgjatë për të mbështetur Kievin.

Duke folur nga samiti i NATO-s në Vilnius, Scholz tha se garancia “ka të bëjë me një partneritet sigurie që nevojitet urgjentisht”.

Premtimi do t’u mundësojë vendeve pjesëmarrëse të “specifikojnë kontributet e tyre, duke i përfshirë këto kontribute në një strategji afatgjatë në të cilën mund të mbështetet Ukraina”, tha Scholz.

Anëtarët e G7 njoftuan sot kornizën e re, duke ofruar garanci të mëdha sigurie për Kievin, ndërsa ai kundërshton pushtimin rus.


Top Channel

You may also like