Ujdi bazë para normalizimit total mes Kosovës dhe Serbisë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Versioni i shtatorit, pati nevojë për ndyshime.

E dokumenti i quajtur si plani franko-gjerman i përditësuar, iu dorëzua kryeministrit Albin Kurti në fillim të dhjetorit, nga emisari Miroslav Lajcak.

Të njejtin, të përbërë nga 10 nene, e ka siguruar edhe Klan Kosova.

Çështja për fqinjësi mes Kosovës e Serbisë, zë vendin kryesor në këtë dokument.

“Palët do të zhvillojnë reciprokisht marrëdhënie normale, të mira fqinjësore mbi bazën e të drejtave të barabarta. Të dyja palët do të njohin reciprokisht dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore”, thuhet në dokument.

E pavarësia shtetërore e integriteti territorial është përfshirë në nenin e dytë të kësaj propozim marrëveshjeje, ku shteteve iu kërkohet rrespketimi i tyre.

“Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato për të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje dhe mbrojtjen e njeriut, të drejtat dhe mosdiskriminimi”, thuhet në nenin e dytë të propozim marrëveshjës.

Ndërkombëtar përmes këtij dokumenti, gjithashtu kërkojnë që dyja palët do të mbështesin aspiratat e tyre për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian.

Nënshkrimi i këtij dokumenti, nuk nënkupton ndërprerje të dialogut. Sipas planit, kjo proces vazhdon tutje, sic thuhet me vrull të ri e i cili do të çojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Zbatimi ose jo i kësaj marrëveshjeje do të mbikqyret nga një komision i përbashkët, i cili do të kryesohet nga BE.

You may also like