UGANDË – OKB: Vrasje të paprecedentë të civilëve nga Izraeli

by admin
Spread the love



UGANDË, 21 janar /ATSH-ANSA/ – Operacionet ushtarake të Izraelit kanë përhapur shkatërrim në masë dhe kanë vrarë civilë në një shkallë të paprecedentë gjatë mandatit tim si sekretar i përgjithshëm i OKB-së, tha kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Deklarata e tij erdhi gjatë një fjalimi në samitin e G77 + Kinë në Kampala, Ugandë.

“Kjo është e dhimbshme dhe krejtësisht e papranueshme”, tha ai.

“Lindja e Mesme është një fuçi baruti, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar shpërthimin e konfliktit në të gjithë rajonin”, theksoi Guterres. /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprak”El Debate”: Tirana një qytet i gjallë me një histori të pasur


You may also like