UEFA Nations League, njihuni me të gjitha përballjet në grupe

by admin
Spread the love

Ditën e enjte, në orën 18:00, Parisi ka mbajtur eventin e UEFA Nations League, aty ku është hedhur shorti për t’u njohur me përballjet e grupeve të ligave përkatëse.

Shqipëria shmangu grupin e vështirë, por rigjeti atje Çekinë dhe një kundërshtar të fortë si Ukraina. Kuqezinjtë tanë synojnë të fitojnë Ligën B, me sfidat që do të jenë me ndeshje kthimi. Dy sfidat e para janë të programuara për në shtator, dy për në tetor dhe dy të tjera për në nëntor.

Kosova pati një short pozitiv, ku si kundërshtarë gjetën Rumaninë, Qipron dhe Lituani/Gjilbratar.

Më pas, Liga A pati një shorte fantastik, ku do të shikojmë përballje të mëdha. Në Grupin A1, Kroacia sfidon Portugalinë, Poloninë dhe Skocinë. Në grupin A2, Italia mat forcat me Francën, Izraelin dhe Belgjikën. Në grupin A3 janë Holanda, Hungaria, Gjermania dhe Bosnja—Hercegovina. Spanja, Danimarka, Zvicra dhe Serbia plotësojnë grupin A4./ h.ll/abcnews.al

Liga A

Liga B

Liga C

Liga D

You may also like