UBT organizon Konferencën e 10-të Ndërkombëtare – prezantohen 600 punime shkencore me pjesëmarrjen e 1,000 hulumtuesve

by admin
Spread the love

UBT të premten ka organizuar Konferencën e 10-të Ndërkombëtare me rastin e
vitit të 20-të jubilar të themelimit të këtij kolegji, ku në kuadër të këtyre
dy ditëve sa do zgjat konferenca do të prezantohen 600 punime shkencore me pjesëmarrjen  e 1 000 hulumtuesve, raporton Ekonomia
Online.

Lidhur me këtë Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi tha se kjo konferencë e ditës
së parë nxjerr në pah studime të shumta dhe punime shkencore që shënon një
diversitet të gjerë të gjithë atyre punimeve duke përfshirë fusha të shumta
studimore.

“Kjo është konferenca e 10-të tejet e rëndësishme që do nxjerr në pah
studimet dhe punimet shkencore për gjithë ata hulumtues që janë me neve sot
fizikisht dhe online. Ky është një moment unik dhe shënon një periudhë pune të
gjatë dhe interesante”

“Nëse bëjmë një vështrim të listës së punimeve dhe hulumtimeve shohim
se ka një diversitet të gjerë të krejt këtyre punimeve, ku i kemi të listuar,
si arkitekturë dhe planifikim hapësinor, shkencat juridike dhe politike,
gazetaria dhe komunikimi, sporti, kultura e shumë drejtime tjera”, tha
Hajrizi.

“Pra kemi një diversitet unik ku edhe do vendosen punimet specifike që
prek secilën sferë të jetës që ne përballemi çdo ditë”

Tutje Hajrizi theksoi se në kuadër të krejt publikimeve janë të renditura
600 punime, 700 folës dhe 1 mijë hulumtime.

“Kemi 600 punime dhe 700 folës, dhe 1 mijë hulumtues pra me këtë vëllim
apo me këtë numër mund të them që zhvillojmë një nga konferencat më të mëdha në
Ballkan”, theksoi tutje ai.

Ai mes tjerash tha se UBT është renditur apo pozicionuar në vende të rëndësishme
botërore.

“Në bazë të rangimeve botërore në jemi renditur në një vend të rëndësishëm
si në pozita të 200-të dhe tutje sepse kjo thotë shumë, pasi shënon një sukses
në këtë ombrellë të rangimeve”

Hajrizi përfundoi fjalën e tij duke e theksuar rëndësinë e Inovacionit tek
UBT, e ku tashmë kanë shënuar edhe rritje prej 20% të hulumtimeve dhe punimeve
të autorëve ndërkombëtarë.

Disa nga Profesorët nga arena ndërkombëtare janë:

(Reinhard Heinisch, profesor nga Austria)

(Paolo Parisi, hulumtues nga Italia)

(David Ortinaj nga USA)

(Moshe Landsam Izralel)

(Mârtinś Vilníts nga Latvia)

Reinhard Heinisch, profesor nga Austria ishte në mënyrë fizike prezent në këtë
konferencë i cili tha se ka vite që punon duke kaluar në procese të shumta, e që
fton Kosovën si një vend i vogël që të punojnë më shumë në këtë drejtim.

“Unë kam punuar shumë vite dhe kemi përgatitur ambasador amerikan të
cilët kanë pasur që të kalojnë nëpër procese të punës dhe shumë profesor brilant,
andaj ju jeni vend i vogël por që mund të punoni mjaftë shumë”

Nga ana tjetër Paolo Parisi nga Italia  dhe të tjerë prezantuan veten e tyre dhe  subjektin e tyre kryesor të hulumtimit duke theksuar rëndësinë e hulumtimeve në përgjithësi.

You may also like