UBT në bashkëpunim me “Miqtë e Amerikës” më 2012 e kishin nderuar Senatorin Bob Dole me titullin “Doctor Honoris Causa and Leadership Excellence Award”

by admin
Spread the love

Ish-senatori amerikan, Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka vdekur sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare.

Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur.

Për kontributin e tij, një bust i tij qëndron në kryeqytetin e Kosovës. Ndërkohë Kolegji UBT, në bashkëpunim me “Miqtë e Amerikës” në vitin 2012 e kishin nderuar Senatorin Bob Dole me titullin “Doctor Honoris Causa and Leadership Excellence Award”.

Çmimi ishtw ndarë me motivacion “për udhëheqjen dhe kontributin e tij të shquar dhënë për paqe dhe lirinë e shumë vendeve në botë, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës”.

Njoftimi i plotë i Kolegjit UBT i datës 25.09.2012:

UBT në bashkëpunim me Shoqatën Miqtë e Amerikës nderuan Senatorin Bob Dole me titullin “Doctor Honoris Causa and Leadership Excellence Award”.

Studentët, stafi akademik dhe administrativ i UBT-së, e përgëzojnë Senatorin Robert Joseph Bob Dole, për udhëheqjen dhe kontributin e tij të shquar dhënë për paqe dhe lirinë e shumë vendeve në botë, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës.

Personaliteti i Senatorit Robert Dole, dhe arritjet e Tij në të gjitha fushat si politike ashtu edhe shoqërore, e bëjnë atë, jo vetëm një amerikan të ndershëm dhe të veçantë, por edhe përkrahës të sinqertë të të drejtave dhe lirive të njeriut në të gjithë botën.

Senatori Dole, është një qytetar i vërtetë i botës, e veçanërisht duhet të nderohet dhe të konsiderohet si bashkatdhetar i kosovarëve.

Lidhur me këtë, UBT- Institucion lider i Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës (American European Higher Education) dhe Këshilli Akademik i këtij Institucioni në bashkëpunim me Shoqatën Miqtë e Amerikës, si shenjë respekti e veçon Senatorin Robert Dole, për të arriturat e tij në mbarë botën dhe i jep mirënjohje nderi: “Doctor Honoris Causa and Leadership Excellence Award”, si pjesë e festimit të 100-vjetorit të lirisë dhe pavarësisë shqiptare.

Edmond Hajrizi,

Presidenti i UBT-së

You may also like