UASHINGTON – SHBA sanksionon tre zyrtarë të Republikës Sërpska

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 13 mars /ATSH/ – Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione kundër tre individëve për minimin e “paqes dhe stabilitetit të Bosnjë – Hercegovinës”.

Bosnja është qeverisur prej kohësh nga një sistem administrativ jofunksional i krijuar sipas një marrëveshjeje të njohur si Pakti i Dejtonit që e ndan vendin në dy organe: një federatë myslimano-kroate dhe një entitet boshnjak i njohur si Republika Srpska (RS).

Të dy njësive u është dhënë një shkallë e madhe autonomie dhe të lidhura nga një qeveri e dobët qendrore.

”Tre personat e sanksionuar të mërkurën ishin të përfshirë në “ekzekutimin dhe organizimin e përkujtimit të “Ditës së Republika Srpska” në rajonin e RS më 9 janar, tha në një deklaratë Departamenti i Thesarit.

Kjo ngjarje ka ndodhur “në kundërshtim” të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të vendit, e cila e cilësoi atë “jokushtetues” sepse i jepte përparësi vetëm popullit serb, duke shkelur kështu “detyrimin kushtetues për mosdiskriminim”.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga përpjekjet e vazhdueshme për të minuar ”Marrëveshjet e Paqes të Dejtonit” dhe kushtetutën e Bosnjë-Hercegovinës, dy institucione themelore që kanë qenë instrumentale për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha nënsekretari i Thesarit Amerikan kundër Terrorizmit dhe Inteligjencës Financiare, Brian Nelson tha në një deklaratë.

“Ne do të vazhdojmë të mbajmë llogari nga ata që kërkojnë të mbjellin përçarje për të arritur qëllimet e tyre politike në kurriz të popullit të Bosnjë dhe Hercegovinës”, shtoi ai.

Njoftimi i SHBA pason një vendim të ngjashëm nga autoritetet britanike më 15 janar për të sanksionuar një agjenci marketingu të përfshirë në organizimin e ngjarjes. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like