UASHINGTON – SHBA rivendos Houthis në listën e grupeve terroriste

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 17 janar /ATSH- ANSA/ – Në përgjigje të sulmeve në Detin e Kuq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të rivendosin Houthis në listën e ‘terroristëve globalë të caktuar posaçërisht’ (SDGT).

Përcaktimi do të hyjë në fuqi pas 30 ditësh. Të përcaktuar si grup terrorist gjatë presidencës së Donald Trump, Houthi-t u hoqën nga e njëjta listë nga Joe Biden në vitin 2021 për të lejuar ndihmën në Jemen.

“Kjo masë nuk do të prekë popullatën jemenase dhe mbështetja humanitare do të vazhdojë”, theksuan zyrtarët. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakPEKIN – Popullsia e Kinës bie për të dytin vit radhazi


You may also like