UASHINGTON – SHBA kritikon vendimin e Rusisë për të ndërprerë marrëveshjen e grurit

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 30 tetor /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar vendimin e Rusisë për të përfunduar një marrëveshje për të lejuar Ukrainën të eksportojë grurë nga portet e Detit të Zi.

Ministria ruse e mbrojtjes përmendi “sulmet terroriste” në flotën e saj të Detit të Zi si një arsye për të pezulluar marrëveshjen, e arritur tre muaj më parë për të frenuar një krizë globale të urisë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i kërkoi Rusisë të vazhdojë eksportet “thelbësore dhe shpëtimtare”.

“Çdo veprim i Rusisë për të ndaluar këto eksporte të mëdha të drithërave është në thelb një deklaratë që njerëzit dhe familjet në mbarë botën ose duhet të paguajnë më shumë për ushqim ose të mbeten të uritur”, tha Blinken në një deklaratë.

“Duke pezulluar këtë marrëveshje, Rusia po përdor edhe një herë ushqimin si armë në luftën që ka filluar, me një ndikim të drejtpërdrejtë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe çmimet globale të ushqimit, dhe duke përkeqësuar krizat tashmë të rënda humanitare dhe pasigurinë ushqimore”, shtoi ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakLDGSH fushatë sensibilizuese për kancerin e gjirit

You may also like