UASHINGTON – Blinken: SHBA kundër operacionit tokësor në Rafah

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 26 mars /ATSH-AA/ – Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, në një takim me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se ka alternativa ndaj “operacionit tokësor” të Izraelit kundër qytetit Rafah.

Në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se Blinken u takua me ministrin Gallant në Washington.

Në takim Blinken theksoi se janë “kundër operacionit” tokësor në Rafah dhe se për këtë ka alternativa.

Blinken diskutoi për rritjen e menjëhershme të ndihmës humanitare për plotësimin e nevojave të civilëve në Rripin e Gazës./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like