U vra dje në Itali, Klodiana Vefa ishte e divorcuar prej tre vitesh! Autoritetet në kërkim të bashkëshortit

by admin
Spread the love

Nga hetimet e deritanishme, hetuesit nuk kanë dijeni për ndonjë ankesë ndaj ish-bashkëshortit të saj të paraqitur nga Klodiana Vefa e vrarë mbrëmë në rrugë, në via Galvani në Castelfiorentino (Firence), jo larg nga ku jetonte me fëmijët dhe bashkëshortin e saj me të cilin ishte e divorcuar prej 2-3 vitesh, megjithëse vazhdonte të jetonin së bashku.

Gruaja u qëllua nga një distancë e afërt, sqarojnë hetuesit. Në tokë u gjetën dy gëzhoja. Karabinierët, të koordinuar nga prokurorja Ornella Galeotti, përmes familjarëve dhe njerëzve të afërt të çiftit të ndarë, po përpiqen të kuptojnë përse ish-bashkëshorti Alfred Vefa, 44 vjeç me profesion murator që së fundmi kishte humbur punën qëlloi ish-bashkëshorten.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të enjtes së 28 shtatorit, ndërsa gruaja po kthehej në shtëpi pasi mbaroi turnin e saj në punë. Klodiana Vefa punonte si kamariere në një restorant jo shumë larg vendit ku u vra.

Një helikopter është vënë në dispozicion për gjetjen e Alfred Vefës, bashkëshortit të Klodiana Vefës, gruas së vrarë në rrugë në Castelfiorentino (Firence), jo shumë larg shtëpisë ku ajo banonte. Kërkimet janë shtrirë në të gjithë provincën e Firences: burri nuk kishte as para, as dokumente me vete dhe mendohet se është larguar me një makinë tip Golf.

Hetuesit besojnë se ai është ende në posedim të armës pasi nuk është gjetur asnjë armë në vendngjarje.
Ndërkohë vijojnë hetimet nga karabinierët, të koordinuara nga prokurorja Ornella Galeotti e cila ka hapur çështjen për vrasje me dashje.

Çifti, kishte dy fëmijë, një djalë 17-vjeçar dhe një vajzë 14-vjeçare, duket se janë divorcuar në Shqipëri disa vite më parë, edhe pse divorci nuk ishte regjistruar ende në Itali për shkak të problemeve burokratike.

Në Castelfiorentino edhe pse të ndarë ata jetonin së bashku, në të njëjtën shtëpi. Një situatë që nuk do të ishte mirëpritur nga familja e re e Alfred Vefës.

Hetuesit po dëgjojnë edhe persona të afërt me gruan. Ndërkohë që nesër do të kryhet autopsia.

Nga ajo që është rikonstruktuar, dy persona që nuk ishin të afërt me familjen kanë qenë dëshmitarë të vrasjes. Vajza 14-vjeçare, që ndodhej në shtëpi mësohet se ka qenë dëshmitare pasi e ëma është qëlluar dhe ka vrapuar për të zgjuar të vëllanë që po flinte kur ka dëgjuar krismat.

Sipas asaj që rezultoi nga hetimet, të dy ishin në proces ndarjeje. Prej disa kohësh i shoqi vinte e dilte nga shtëpia bashkëshortore. Sipas disa dëshmive, debatet e çiftit kanë qenë të vazhdueshme.

Para se të qëllonte dy të shtëna, të cilat janë raportuar nga policia në vendngjarje, me sa duket burri ka pasur edhe një debat me gruan. Një ambulancë e 118 ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, por punonjësit e shëndetësisë nuk kanë mundur ta shpëtojnë Klodiana Vefën. Një plumb në qafë ka qenë fatale për jetën.


Top Channel

You may also like