U tha se do të bëhej kryetar partie, reagon aktori shqiptar

by admin
Spread the love

Aktori i humorit Florjan Binaj është përfolur shumë së fundmi për shkak të aktivizmit të tij dhe marrjen pjesë në protestat kombëtare mbi rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri.

Ndërkohë, së fundmi janë përhapur disa lajme dhe kanë qarkulluar disa thashetheme në rrjet se ai ka lënë spektaklin e humorit “Portokalli”, për të marrë postin e kryetarit të partisë.

Mirëpo, këto aludime janë hedhur poshtë nga vetë aktori, i cili ka postuar një ‘story’ në llogarinë e tij të “Instagram” ku i është drejtuar të gjithëve ta kontakojnë personalisht, para se “të besojnë lajmet e portaleve”.


You may also like