U shpall njeriu i ndeshjes, Mançini: Vetëm Roma mund të fitonte kështu

by admin
Spread the love

Me golat e tij Roma mundi Lacion në derbin e Italisë dhe Milanin në sfidën e parë. Dje i hapi rrugën kualifikimit në gjysmëfinale ku Xhanluka Mançini me shokë do të ketë përballë Leverkusesnin e sapo shpallur kampion i Gjermanisë.

Pas ndeshjes, mbrojtësi romanist ka folur për mediat duke deklaruar: “Ky sukses është për Romen. Ishte një ndeshje e vështirë, mbetëm me 10 lojtar, por ditëm të tregojmë se çfarë skuadre jemi dhe çfarë karakteri kemi. Golat e shënuar më bëjnë krenar, por në të tilla momente ka rëndësi vetëm Roma dhe grupit. Vuajtëm shumë sepse përballë kishim një rival të fortë, por edhe ne jemi të fortë përderisa jemi për të tretin vit radhazi në gjysmëfinale.

PANORAMASPORT.AL

You may also like