U shpall kampione Europe, Begaj bisedë telefonike me Luiza Gegën: Përgjegjësi për ta mbështetur në rrugëtimin e saj si krenari e Shqipërisë

by admin
Spread the love

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Luiza Gegën, e cila dje shkroi historinë në Mynih, duke u shpallur kampione e Europës dhe vendosi rekord kontinental.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Begaj thekson se ky është frymëzim, por mbi të gjitha përgjegjësi për ta mbështetur në rrugëtimin e saj si krenari e Shqipërisë.

Mesazhi i Presidentit Begaj:

“Bisedë emocionuese telefonike me kampionen tonë, Luiza Gega.Frymezim por mbi të gjitha përgjegjësi për ta mbështetur në rrugëtimin e saj si krenari e Shqipërisë!
Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH).”-shkruan Begaj.

You may also like