U publikua një letër nga UEFA ku shkruhet se Agim Ademi është i pezulluar – ky i fundit reagon në lidhje me të

by admin
Spread the love

Agim Ademi ka dalë me reagim rreth letrës që është aluduar se UEFA ia ka dërguar atij.

Aty thuhet se kreu i FFK-së është pezulluar nga ushtrimi i funksionit, shkaku që ishte shpallur fajtor dhe do të vuajë dënimin me nëntë vite burg, por që rasti më pas ishte kthyer në rigjykim nga Supremja.

“Të ndalohet z. Agim Ademi nga ushtrimi i çdo veprimtarie në lidhje me futbollin deri më 31 dhjetor 2022”, thuhet në letër.

“Duke u shpallur fajtor nga një gjykatë kombëtare e apelit për një vepër penale (që rezulton me një dënim me burg prej nëntë muajsh) që nuk përputhet me funksionin e tij si President i një Shoqate Anëtare të UEFA-s dhe anëtar i UEFA-s. Komiteti i HatTrick-ut”, thuhet tutje në dokumentin e UEFA-s të datës 20 gusht 2020.

Por, përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Ademi ka thënë se është një e paverëtetë se UEFA i ka dërguar atij një letër të tillë dhe se duhet ndaluar dezinformatat ndaj tij.

Më poshtë mund të lexoni postimin e tij (pa ndërhyrje):

Sqarim për opinion rreth të pavërtetave në lidhje me pretendimin e një vendimi të UEFA-s ndaj meje

Sa më afër ditës së kuvendit të rregullt zgjedhor në vazhdimësi po tentohet të dezinfomohet opinioni me informata jo të sakta rreth meje.

Sot gjatë mbrëmjes është prezantuar një draftvendim i Komisionit Disiplinor të UEFA-s, i vitit 2020, i cili kishte propozuar për të marrë një vendim ndaj meje por që asnjëherë nuk është marrë dhe nuk ka hyrë në fuqi. Rrjedhimisht asnjëherë s’ka pas vendim dënues nga UEFA ndaj meje.

Derisa në vitin 2020 rasti im personal ishte në procedurë gjyqsore në Kosovë, ishte kërkuar nga UEFA që të marrë masa me pretekstin se kishte dënim në Kosovë ndaj meje.

Pas marrjes së vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, UEFA i ka ndalur të gjitha porcedurat diciplinore dhe asnjëherë nuk ka pasur vendim të plotfuqishëm nga UEFA ndaj meje.

Po të ishte e kundërta, unë nuk do të mund të rrija në pozitën e kryetarit të FFK-së për dy vite prej asaj kohe.

Fatkeqësisht, kjo është edhe një përpjekje e radhës që tentohet të ndryshohet vullneti i anëtarëve të Kuvendit të FFK-së me të pavertëta dhe dezinformata.

E vërteta është se anëtarët e FFK-së, klubet me delegatët e tyre, e njohin të vërtetën dhe punën e deritashme timen në FFK dhe ata do të jenë të vetmit që do të vendosin për FFK-në dhe askush tjetër.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt,

A.A. 

You may also like