U përfol për presidente, ja ku zgjedh ta kalojë fundjavën Majlinda Bregu, shihni çfarë poston në rrjete sociale

by admin
Spread the love

Emri i saj u përfol se do të ishte kandiate për Presidente, fjala është për ish-ministren Majlinda Bregu, që u tha që do të bëhej Presidente e ardhshme e shqiptarëve.

Ajo ishte deri në moment të fundit në listën me 5 emra të propozuar nga maxhoranca, që në fund vendosë të votojë për në krye të shtetit Bajram Begën.

Ndërkohë, këtë fundjavë, Bregu ka zgjedhur ta kalojë në një lëndinë, duke mbledhur artiҫoke.

“Ja kështu…”, shkruan Bregu në rrjete sociale.

Kujtojmë që Taulant Balla tha se do të ishte i nderuar që opozita të propozonte në tre raundet e para emrin e Bregut për në institucionin e Presidencës.

Nëse një gjë e tillë do të ndodhte, sipas Ballës, Bregu do të votohej nga maxhoranca, pasi ajo sipas tij, përfaqëson një profil të lartë moral e profesional.

 


You may also like