U paraqit si punonjës i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, zhvati para, bizhuteri dhe vetura

by admin
Spread the love

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se dyshohet për një person që ka arritur t’i zhvasë menaxherit të një kompanie para, bizhuteri, dhe vetura në vlerë prej 180 mijë eurosh, duke u paraqitur si punonjës i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë.  Siç kanë njoftuar mëngjesin e sotëm, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka hapur hetim kundër të dyshuarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe e akuzon për veprat penale të zhvatjes dhe paraqitjes së rrejshme, nga nenet 258 dhe 391 të Ligjit Penal.

Në përshkrimin e shkurtër të krimeve për të cilat akuzohet, Prokuroria Publike thekson se i dyshuari duke u paraqitur në mënyrë të rreme si punonjës i Agjencisë dhe ndërmjetësues në pagesën e borxhit, ka ushtruar presion ndaj menaxherit 54-vjeçar dhe kërcënoi jetën e tij dhe të anëtarëve të familjes së tij. Theksojnë që në këtë mënyrë i ka marrë disa herë para, tre makina, dy celularë, unaza floriri dhe bizhuteri të tjera. /SHENJA/

MARKETING



You may also like