» U nda nga Ervin Mata për milionerin në Londër? Ermal Mamaqi zbulon të vërtetën e lidhjes së Elvana Gjatës

by admin
Spread the love

Disa javë më parë u përhapën fjalë se këngëtarja Elvana Gjata ishte ndarë nga partneri i saj shumëvjeçar Ervin Mata, dhe momentalisht është në krahët e milionerit shqiptar që jeton në Londër, Elson Bajrakurtaj.

Pas transmetimit të filmit “2 Gisht Mjalt 2”, kuptuam që dhe Elsoni ishte pjesë e kastit të aktorëve, dhe kjo shtyu publikun të aludojë se çifti janë njohur gjatë xhirimeve.

Por si qëndron e vërteta? Ermal Mamaqi, së fundmi ka qenë i ftuar ne emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, përballë moderatores Ester Bylyku, ku rrëfeu se çfarë po ndodh me këngëtaren.

Biseda

Ester Bylyku: U përhapën fjalë se Elvana është në një lidhje me Elsonin. Gjithashtu, unë e di që ti përdor një marketing të fortë. Kjo lidhje është e vërtetë? Apo një formë PR për t’i bërë promo filmit në rrjete sociale?

Ermal Mamaqi: Asnjëra nga këto nuk është e vërtetë. As e para, as e dyta. Edhe unë e lexova këtë lajm. Por edhe për mua dhe Elvanën kam dëgjuar fjalë. Kështu që mos u habit, sepse pas kësaj interviste, do dalin fjalë edhe për ne të dy. (qesh)

360grade.al

You may also like