“U morën me shiritin, humbën ndeshjen”, kapiteni i Belgjikës tallet me gjermanët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Para nisjes së sfidës, lojtarët e Gjermanisë protestuan kundër FIFA-s për mos lejimin e mbajtjes së shiritit “one Love” në mbështetje të komunitetit LGBT.

Lojtarët, në foton klasike para ndeshjes ndaj Japonisë, pozuan me dorë mbyllën gojën në shenjë proteste.

Kapitenit Manuel Neuer iu desh të hiqte dorë nga shiriti i kapitenit me shkrimin “One Love”, pasi FIFA njoftoi se do të sanksiononte futbollistët që do të zbrisnin me të në fushë në Katar.

Fotoja ka krijuar reagime të shumta edhe te vetëm lojtarët.  Pas Granit Xhakës, i cili deklaroi se duhet të fokusohemi vetëm te futbolli dhe të respektojmë rregullat e vendosura, pas përfundimit të sfidës Belgjikë-Kanada (1-0), këtë çështje e komentoi edhe Eden Hazard.

Ne jemi këtu për të luajtur futboll, dhe jo për të dërguar një mesazh politik, ka njerëz më të përshtatshëm për këtë. Ne duam të fokusohemi te futbolli. Ata e bënë, por më pas humbën ndeshjen. Do të ishte më mirë të mos e bënin dhe të fitonin”, deklaroi kapiteni i Belgjikës.

Federata Gjermane e Futbollit (DFB),  me anë të një postimi në rrjetet sociale, deklaroi se nuk bëhet fjalë për një mesazh politik, por për të drejtat e njeriut  dhe se zëri i tyre duhet të dëgjohet kudo.


Top Channel

You may also like